Plas ‘sherri’ mes kushërirave, ky mashkull iu fut në mes?

Një ditë më parë, lajmi i grindjes së dy kushërirave Beatrix Ramosaj dhe Anxhelina Hadërgjonaj, bëri bujë në mediat rozë.

ShowBiz

05/12/2018 08:11

“Blitz.al” raportonte se dy kushërirat janë konfliktuar me njëra-tjetrën dhe nuk ndajnë të njëjtin raport si më parë. Lajmi u konfirmua edhe më shumë me faktin se ato nuk e ndjekin më njëra-tjetrën në “Instagram”. Sipas burimeve për “Iconstyle.al”, molla e sherrit mes të dy vajzave është bërë miku i ngushtë i Anxhelinës, grimieri i njohur Ariel.

Duke qenë një personazh i njohur në SHBA, e veçanërisht i lidhur me familjen Kardashian, Beatrix i ka kërkuar Ariel-it ta ndihmojë për t’i hapur mundësi të reja për në Los Angeles.

Por kjo nuk i ka pëlqyer aspak kushërirës së saj, Anxhelinës, e cila ndan të njëjtën shtëpi me grimierin e famshëm dhe ka kohë që jeton me të.

Nuk e dimë nëse Anxhelina është bërë xheloze për të ndarë mikun e saj të ngushtë me Beatrix-in, por vajzat kanë zgjedhur të ndërpresim marrëdhënien e tyre.