Plani i Bytyqit për arsimin në Prishtinë

Kandidati për Kryetar të Prishtinës nga Nisma, Shyqiri Bytyqi, në emisionin Magazina Lokale në Klan Kosova tha se Prishtina ka nevojë për ndërtimin e me shumë shkollave.

Lajme

10/10/2017 22:43

“Ne kemi një program të spikatur. Arsimi në Prishtinë duhet të jetë shembull për të gjitha komunat tjera sepse është qendra kryesore”.

“Prishtina nuk është në gjendje të mirë, kemi mungesë të shkollave, duhet të ndërtojmë shkolla të reja, dhe përveç objekteve dhe ndryshimit të cilësisë duhet të kemi liga në të gjitha shkollat”.