Plagosen katër punonjës në Portin i Splitit në Kroaci (Video/Foto)

Si pasojë e një shpërthimi në silosin për rruajtjen e lëndëve organike, janë lënduar katër punëtor të Portit të Splitit në Kroaci, dy nga të cilët kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Lajme

14/04/2017 18:48

Siç thuhet në njoftimin e Ministrisë së Detarisë, Transportit dhe Infrastrukturës, zyrtarët e Kapitanerisë së Portit të Splitit, sot në mesditë kanë marrë një denoncim për një shpërthim të ndodhur në një silos të portit të Splitit, ku ka punëtor të lënduar.

Pas alarmit ishte nisur një aksion shpëtimi në bashkëpunim me zjarrfikësit dhe ekipet e ndihmës së shpejtë. Nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar katër punëtorë nga të cilët, dy kanë marrë lëndime të rënda trupore, për çka janë transferuar në spitalin e qytetit.

silos1 silos2 silos3 silos4 silos5 siloss