Plaçkitësja që provoi të vidhte pakon para derës, e pësoi keq nga kujdestarja e fëmijëve (Video)

Kate Anderson që është e angazhuar në një familje në Washington të Shteteve të Bashkuara që të kujdeset për një fëmijë, i është kundërvënë plaçkitëses që provoi të vidhte një pako.

Fun

04/12/2017 10:21

Me të parë që po largohej, ajo e ka lënë fëmijën në shtrat dhe ka vrapuar për ta ndaluar, transmeton Telegrafi.

“Nuk pata kohë që pakon e sjellë nga posta ta fusja brenda, por intervenova para se të humbej përgjithmonë”, ka thënë Anderson lidhur me rastin.

Më poshtë mund të shihni reagimin e saj të shpejtë, ndërsa më pas e ka mbajtur atë me forcë, derisa kanë arritur policët për ta arrestuar. /Telegrafi/