Piloti arrin ta zbret në tokë aeroplanin, duke fluturuar pak metra mbi një fluturake tjetër të parkuar (Video) – Lajmi.net
Piloti arrin ta zbret në tokë aeroplanin, duke fluturuar pak metra mbi një fluturake tjetër të parkuar (Video)
Autori: Lajmi.net FunKuriozitete 16:46, 11 October 2018
Një pilot i etur për t’i shfaqur aftësitë e tij, kishte vendosur të bëjë një aterrim që pak kush ka guxim ta bëjë, pasi derisa po zbriste në tokë fluturoi vetëm pak metra mbi aeroplanin tjetër që ishte i parkuar.

Kalimtarët e rastit mbetën të habitur kur panë aeroplanin e tipit DC-3 duke aterruar në tokë, dhe në shikim të parë dukej sikur do ta godiste aeroplanin tjetër që ishte në një pistë në Taraira përgjatë vijës kufitare Kolumb-Brazil, transmeton Telegrafi.

Një fëmijë në videon e publikuar më poshtë dëgjohet duke bërtitur nga frika se mund të përplaset në aeroplanin tjetër të parkuar. Mediat lokale raportojnë se bëhej fjalë për pilotin Manuel Mazzucco, i cili është duartrokitur nga shumë persona që e kanë parëvideon.

“Kam pilotuar për më shumë se 20 vite, por diçka të tillë kurrë nuk do të guxoja ta bëja. Përgëzoj pilotin që ishte vërtetë i aftë prapa timonit”, ka shkruar një ish-pilot.

Megjithatë, ky veprim mund t’i kushtojë shtrenjtë, pasi zyrtarët e Aviacionit Civil kanë filluar hetimet pas publikimit të videos në internet.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO