Pikturë reale

Kjo nuk është fotografia e Morgan Freeman. Është e vështirë për ta besuar, këtë e dimë. Mirëpo, kjo mund të konsiderohet si piktura më reale e realizuar ndonjëherë. ‘Fajin’ për këtë e ka artisti britanik Kyle Lambert, të cilën e realizoi me iPad Air. Duke përdorur aplikacione të iPad, ai shpenzoi 200 orë dhe 285,000…

Lifestyle

04/12/2013 06:00

Kjo nuk është fotografia e Morgan Freeman. Është e vështirë për ta besuar, këtë e dimë. Mirëpo, kjo mund të konsiderohet si piktura më reale e realizuar ndonjëherë. ‘Fajin’ për këtë e ka artisti britanik Kyle Lambert, të cilën e realizoi me iPad Air.

Duke përdorur aplikacione të iPad, ai shpenzoi 200 orë dhe 285,000 nuanca të ngjyrave, për ta krijuar yllin e Hollywoodit, njofton uebfaqja metro.co.uk. Kjo nuk ishte hera e prë që Lambert e bën një pikturë të tillë.

Në të kaluarën, ai e ka bërë të njëjtën gjë me figurat e njohura si Rihanna, Will Smith dhe Christine Bleakely, ndërsa i ka publikuar secilën në Youtube, duke konfirmuar se nuk bëhet fjalë për fotografi.

“Nga e kaluara, e kam kuptuar se njerëzit janë më të interesuar kur subjekt i pikturës është një familjar i tyre. Mendoj se isha duke e shikuar filmin ‘Oblivion’ kur më lindi ideja që ta pikturoj Morgan Freemanin”, ka thënë Lambert për ‘ninemsn’.