Piktura të pabesueshme që në të vërtetë marrin frymë (Foto)
Alexa Meade bën piktura, të cilat në të vërtetë marrin frymë, pra janë njerëz të gjallë!
Fun
Artistja nga Los Angeles, po mahnit botën me talentin e saj të rrallë, duke i kthyer njerëzit pothuajse në pikturë, të cilat në shikim të parë nuk duken fare si të vërteta, transmeton lajmi.net.
Ajo pikturon drejtpërdrejtë mbi trupin e njeriut dhe në fytyra të modeleve të njohura.
Këto iluzione të pabesueshme, ajo më pas i kthen në seri të fotografive, kështu për herë të fundit ajo ka paraqitur një seri kalendarik me 12 imazhe për secilin muaj.
“Unë kam qenë gjithmonë e interesuar të pikturojë mbi trupin e njerëzve, dhe kështu fillova të eksperimentojë dhe të nxjerr në pah këto piktura”, tha ajo.
Mund ta shihni edhe ju se rezultati është një iluzion optik i pabesueshëm. /lajmi.net