Pijet që detoksifikojnë trupin

Pijet që detoksifikojnë trupin, sidomos gjatë verës.

Lifestyle

24/03/2017 14:09

Çaj i gjelbër me gjethe mente

Përbërësi kryesor, çaji i gjelbër, optimizon oksidimin e yndyrës, ndërsa gjethet e mentës dhe limoni parandalojnë inflamacionin dhe kontribuojnë në procesin e metabolizmit.

Përgatitja

  • Në një kavanoz hidhni 7 gota me çaj të gjelbër.
  • Shtoni një grusht me gjethe mente të freskëta.
  • Shtoni edhe disa feta limon.

Vendoseni kavanozin në frigorifer të dielën në darkë dhe, duke filluar nga e hëna, pini një gotë nga ky çaj çdo ditë. Vazhdoni ta pini për një javë.

Lëng me luleshtrydhe

Sekreti për forcimin e muskujve qëndron tek konsumimi i sa më shumë proteinave. Ky lëng rrit sasinë e proteinave, ndërsa luleshtrydhja aktivizon metabolizmin.

Si ta përgatisni:

Shtoni në shtrydhëse:

  • ½ litër qumësht të skremuar
  • 1 filxhan luleshtrydhe
  • ½ gotë bollgur
  • 1 g gotë natyralë
  • ¼ gotë fara liri

I shtrydhni të gjithë përbërësit bashkë dhe merrni përfitimet e tyre në një lëng të vetëm.