Pijet e gazuara, ja dëmet që u shkaktojnë fëmijëve

Shumë prindër mundohen të zgjedhin ushqimet më të mira për fëmijët e tyre, edhe pse preferenca e vogëlushëve ndryshon.

Fun

18/05/2016 13:41

Në ditë të nxehta vere, kur mjekët rekomandojnë sa më shumë lëngje, fëmijët janë të prirur më shumë drejt pijeve të gazuara. Por mjekët japin 10 arsye pse të vegjlit nuk duhet t’i pinë ato.

Pijet e gazuara krijojnë varësi
Varësia ndaj pijeve të gazuara krijohet për një sërë përbërësish të saj, ku kryesorja është kafeina. Kafeina krijon një varësi fizike, dhe fëmijët nuk janë imunë ndaj saj.

Nuk kanë vlera ushqyese
Pijet e gazuara kanë disa kalori boshe që mund të shuajnë oreksin. Konsumimi i tyre nga fëmijët u pret oreksin për të ngrënë ushqime të shëndetshme.

Dëmtojnë trurin e fëmijëveTruri i fëmijës ësht në zhvillim edhe gjatë adoleshencës. Kur një fëmijë pij shumë pije të gazuara, ai merr kimikate që ndryshojnë trurin. Ato janë të fshehura tek acidi citrik apo shijeet artificiale që kanë pijet e gazuara. Është vërtetuar se këto excitoxin-a shkatërrojnë neuronet e trurit.

Dobësojnë kockat e fëmijëve
Pijet e gazuara dëmtojnë kockat e fëmijës pasi ato tretin kalciumin.

Shkaktojnë agresivitet

Ndryshimi i sjelljeve mund të vijë nga kafeina, sheqeri artificial, apo ngjyruesit. Sipas një studimi të bërë me 3 mijë fëmijë, ata që konsumonin më shumë pije të gazuara ishin më agresivë, dhe kishin probleme me përqendrimin.

Shkatërrojnë dhëmbët e fëmijëve
Sheqeri nuk është i mirë për dhëmbët, as përbërësit e pijeve të gazuara. Acidi citrik dhe fosfori mund të zhveshin smaltin e dhëmbëve dhe t’i shkatërrojnë ato.

Ndikon në diabetin në moshë të hershme
Përbërësit artificialë të këtyre pijeve, shkaktojnë intolerancë të glukozës tek të vegjlit. Dhe kjo është një shenjë e hershme metabolike për diabetin e tipit 2. Çka është më e frikshme? Edhe nëse reduktojnë konsumimin e këtyre pijeve, rreziku nuk ulet.

Mbipesha tek fëmijët
Të vegjlit që u pëlqejnë shumë këto lloj pijesh kanë tendencën të jenë mbipeshë. Një studim dy vjeçar tek fëmijët e moshave nga 3-5 vjeç ka përcaktuar se konsumimi i pijeve me sheqer rrit ndjeshëm peshën e fëmijës.

Sëmundjet e zemrës
Kur flasim për fëmijët, sëmundjet e zemrës na vijnë rrallë në mendje. Por studimet thonë që qoftë dhe një kanaçe pije të gazuar në ditë, rrit me 61% rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Pengojnë tretjen
Pijet e gazuara dhe kafeina janë diuretike, dhe mund të çojnë në dehidratim. Sheqeri dhe kafeina rrisin nivelin e acidit në stomak, duke çuar në sindromin e irritimit të zorrëve.