PF: Piu maca ujë

Menjëherë pas përfundimit të zgjedhjeve, PF ka shpallur fitore. 

Lajme

08/06/2014 20:43

Partia e Fortë ka shpallur fitoren e parevokueshme në këto zgjedhje. Kryetari i këtij subjekti ka thënë se votat e dhëna në këtë proces zgjedhor më nuk mund të kthehen andaj qytetarët duhet ta dinë votat e tyre do të mbeten të njëjta edhe për katër vjetët e ardhshme.

“Partia e Fortë shpallë fitore të parevokueshme në këto zgjedhje. Njoftojmë partitë tjera dhe qytetarët për aktin e lartë juridik të \’Piu maca ujë\’, përmes të cilit deri në zgjedhjet e ardhshme kjo fitore mbetet e pakthyeshme,” ka thënë \”kryeministri\” Arifaj në mbyllje të kutive zgjedhore.

Partia e Fortë gjithashtu ka përshëndetur zhvillimin industrial përmes procesit zgjedhor, megjithëse ndjehet që ato nuk kanë qenë të mjaftueshme.

\”Presim raportet finale nga organizatat që kanë vëzhguar procesin zgjedhor. Deri tash jemi njoftuar vetëm për disa incidente me mbushje industriale të kutive në Skënderaj. Jemi të zhgënjyer që kjo industri nuk është zhvilluar më shumë edhe jashtë qyteti të Skenderajt pas hovit të madh që ka marrë në vitin 2010. Zhvillimi i industrisë ka qenë premtim elektoral edhe i joni, por edhe i partive simotra,\” ka thënë më tutje kryeministri i vetshpallur.

Partia e Fortë mbetet subjekti i parë që ka vazhduar festimin tradicional të fitores disa minuta pas mbylljes së qendrave të votimit. Traditë kjo shumë e hershme dhe e ndjekur nga të gjitha subjektet me renome në Kosovë.