Petrit Selimi: Kosova po përparon në luftën kundër korrupsionit (Video)

Bashkërenduesi kombëtar në zyrën e Sfidave të Mijëvjeçarit në Kosovë, Petrit Selimi, thotë se brenda qershorit Kosova do të nënshkruajë marrëveshjen me korporatën amerikane, që do të mundësojë miliona dollarë investime në vend.

Lajme

30/04/2017 22:14

 

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Selimi flet për sektorët e identifikuar për investime dhe se lufta kundër korrupsionit ndonëse e vështirë, po shënon përparime.

“Kosova po shënon përparime në luftën e korrupsionit. Nuk jemi të kënaqur por situata nuk është si ka qenë para pesë ose dhjetë viteve”, ka thënë Selimi.