Pesë vjeçari gjen mesazh në shishe të shkruar 27 vite më parë (Video)

Është ëndrra e çdo fëmije, ta gjejë mesazhin në shishe...

Fun

10/04/2017 08:34

Pesë vjeçari Ryder Goggin ishte duke festuar ditëlindjen e tij në Mendocino, Kaliforni, kur ai e gjeti shishen në plazh. Brenda ishte ky shkrim:

“Përshëndetje, emri im është Kris. Jam 10 vjeç dhe jam në klasën e pestë. Jetoj në Sakramento. Më thirr nëse e gjen këtë, që ta di se ka zbarkuar në breg.”

Shkrimi ishte i datës pesë shtator 1998, transmeton lajmi.net

INSIDE EDITION kishte thirrur numrin, por nuk ekzistonte tashmë. Ryder dhe e ëma e tij kanë thënë për IE se ende janë duke provuar të gjejnë autorin. /Lajmi.net/

YouTube player