Pesë mënyra si mund të shkatërroni një lidhje, sipas psikologëve

Të gjithë e dimë sa e vështirë është një ndarje… Sipas psikologëve ka disa sjellje që i çojnë çiftet drejt një ndarjeje të sigurt dhe në të njëjtën kohë janë shumë të lehta për t’i evituar.

Lifestyle

01/03/2017 16:42

Kundërveprim vs Përgjigje

Le të themi që i dashuri juaj ju thotë diçka që nuk iu pëlqen, diçka që iu bën të ndiheni të pasigurt me veten. Keni një zgjidhje: Mund të reagoni sponatnisht nga ndjenjat tuaja (të mblidhni rrobat dhe të ikni, të hidhini në kosh drekën që po gatuani ose të mbylleni në tualet), ose t’i mendoni më thellë gjërat dhe të pyesni veten se çfarë e shtyu atë të thoshte diçka të tillë.

Kur merrni kohën të përgjigjeni rreth një problem në vend që të reagoni me inat dhe frikë, i jepni një mundësi vetes të kuptoni kuptoni vetveten, që është gjithashtu synimi i një lidhjeje, në vend të parë.

Bini në rutinë

Kur jemi në një lidhje, ajo që e mban gjallë atë është variacioni. Nëse bini në gjumë do vijë një moment që çdo që do kthehet monotome dhe nuk keni më ç’ti jepni njëri-tjetrit. Lidhja duhet të jetë një mundësi për të sfiduar veten dhe të bëni gjithmonë gjëra të reja me partnerin tuaj. Mos flini!

Tradhtia

Nesë i thoni partnerit tuaj që ai/ajo është i vetmi person për të cilin mendoni gjatë gjithë kohës dhe në anën tjetër jeni duke flirtuar (ose me keq, tradhëtuar) me të tjerë, sigurisht që kjo do I jepte një fund lidhjes.

Mosrespektimi i kufijve

Çdokush prej nesh qoftë në një lidhje apo jo, ka nevojë për hapësirën e vet. Nëse jeni gjithmonë si një dedektiv privat për partnerin tuaj duke kërkuar të dini gjithçka, kjo do e bëjë plën tjetër të nervozuar, me ankth dhe aspak të kënaqur nga kjo lidhje. Çeshtja është besimi, nëse e keni atë, çdo gjë shkon mirë.

Mungesa e përkujdesjes

Kjo ndoshta ndodh si rezultat i gjithë atyre që listuam më sipër. Në një lidhje e rëndësishme është kmunikimi. Nëse nuk dëshironi seks, por arrini të komunikoni me partnerin tuaj, ky i fundit do ju kuptojë. Çelësi është komunikimi!