Përurohet qendra për të moshuarit në Prishtinë

Kryetari Shpend Ahmeti së bashku me ekipin e tij përuruan sot Qendrën e të Moshuarve, në objektin e renovuar ku dikur ishte Qendra nr.1 e Mjekësisë Familjare.

Lajme

22/03/2018 18:19

Një qendër e tillë është bërë për herë të parë në Prishtinë, si pilot-projekt, dhe nëse funksionon si ide do të hapen edhe dy të tjera.

Ka kapacitet për 60-65 persona, dhe ka hapësira të ndryshme për pushim e socializim. Brenda qendrës janë edhe këndet e leximit, këndet e lojërave, këndet për punë dorë, këndet e pushimit, si dhe hapësirat e veçanta për përcjelljen e kanaleve televizive.

Që nga java e ardhshme, Qendra do të jetë e hapur dhe do të mund të shfrytëzohet nga të moshuarit./Lajmi.net/