Personi më i vjetër në botë ka vdekur në Nju Jork në moshën 116 vjeçare (Foto/Video)

Susannah Mushatt Jones, personi më i vjetër në botë, ka vdekur në moshën 116 vjeçare në Nju Jork.

Bota

13/05/2016 15:33

Ajo vdiq natën e 12 majit në një strehimore në Bruklin, shtëpia e saj në tri dekadat e fundit, tha një zyrtar për Associated Press, transmeton lajmi.net.

Ajo kishte qenë e sëmurë në 10 ditët e fundit, para se të vdiste.

2

Në korrik të vitit të kaluar, Jones mori titullin Rekord Botëror i Guinness-it si femra më e vjetër në botë. Këtë rekord ajo e arriti në moshën 116 vjeçare, dhe për pak muaj nuk arriti që t’i bëjë 117.

Sekreti i jetëgjatësisë së saj ajo thoshte se është gjumi dhe përshuta.

Dieta e saj e përdishme ka qenë një mëngjes me përshutë, vezë dhe miell.

Një shënim në kuzhinën e saj thotë: “Përshuta e bën çdo gjë të mirë”. /lajmi.net