Personat e martuar janë më të lumtur se beqarët

Personat e martuar kanë më shumë arsye të jenë më të lumtur e më të kënaqur sesa ata që janë “të lirë”, sepse të martuarit i ndajnë shpenzimet, nuk e kanë frikën se do të vdesin të vetmuar dhe mund të shpenzojnë kohë kualitative me njëri-tjetrin.

Lifestyle

28/01/2018 17:31

Studimi, i publikuar në ‘Journal Happiness Studies’, ka treguar se personat që martohen ndihen më të shëndetshëm dhe në përgjithësi janë më të kënaqur.

Hulumtuesit kanë analizuar përgjigjet e dy anketimeve britanike, me synimin për t’i zbuluar përfitimet e martesës.

Ata, pasi i kanë analizuar të dhënat e rreth 30,000 personave, kanë zbuluar se të martuarit janë shumë më të kënaqur me jetët e tyre sesa të pamartuarit.

Martesa, sipas tyre, në mënyrë drastike e rritë kënaqësinë e jetës, e në veçanti tek ata të cilët i afrohen moshës së mesme.