Përsëritet historia e fustanit me vija, çfarë ngjyre janë atletet?!

Pak kohë më parë rrjetet sociale u “çmendën” rreth një fustani i cili për disa njerëz dukej me ngjyrë të bardhë dhe me ngjyrë ari dhe për disa të tjerë dukej kaltër dhe zi.

Fun

13/10/2017 11:08

Por tashmë interneti po “çmendet” përsëri me një palë atlete, transmeton albeu.com.

Tani përdoruesit e internetit po ndahen përsëri mbi një palë atlete që paraqesin një problem të ngjashëm me fustanin: disa janë të bindur se këpucët janë gri dhe blu-marine, ndërsa të tjerët besojnë se janë të kuqe dhe të bardha.

Përdoruesi i Facebook Nicole Coulthard ndau një fotografi të atleteve të reja të shokut të tij, duke u kërkuar njerëzve se çfarë ngjyre mendonin se ishin.

Cilado ngjyrë që shihni është si pasojë e zhvillimit të syve tanë dhe iu tregon për gjëra të rëndësishme rreth asaj se si sytë tanë i shohin gjërat në një botë të ndezur nga rrezet e diellit.

Kjo lejon njerëzit që t’i shohin gjërat në mënyra të ndryshme, në kohë të ndryshme, varësisht nga ndriçimi i dhomës dhe prapavija ku është vendosur objekti. /Lajmi.net/