Përse seksi sekret është tmerrësisht joshës?

Kënaqësia seksuale arrin pikun gjatë vitit të parë të marrëdhënies dhe më pas bie në mënyrë të qëndrueshme. Eksitimi i seksit sekret mund të ndodhë pjesërisht nga ekstaza e marrëdhënies së re. Fatkeqësisht kjo mund të reduktojë zgjimin dhe dëshirat seksuale ndaj partnerit.

Lifestyle

26/03/2017 20:28

Frika për të mos u zbuluar

Kur mundohemi ta mbajmë marrëdhënien sekrete, frika nga zbulimi mund të rrisë eksperiencën seksuale. Në një studim klasik, Dutton dhe Aron gjetën që individët që ishin më nën ankth the të frikësuar, ishin më atraktiv. Çdo lloj zgjimi psikologjik mund të rrisë ndjenjën për partnerin sekret. Rrahja e shpejtë e zemrës kur mendojmë se marrëdhënia mund të zbulohet, mund të rrisë dëshirën për partnerin. Dhe ndarja e këtij sekreti me të paktën një tjetër person, është gjithashtu shumë e rëndësishme.

Jemi të prirur që t’i ndajmë sekretet me njerëzit që jemi afër, por ndarja e sekreteve mundet gjithashtu të na afrojë me të tjerët. Ndarja e sekreteve shoqërohet gjithashtu me rritjen e kënaqësisë në marrëdhënie dhe rritjen e cilësisë së marrëdhënieve të çifteve romantike. Ndarja e sekreteve, kryesisht për dëshirat seksuale, mund të rrisë gjithashtu kënaqësinë seksuale të çifteve, theksojnë studimet e fundit.

Por shumica e marrëdhënieve sekrete një ditë dalin në pah, kështu që shijojeni marrëdhënien tuaj, sa të zgjasë, të zgjasë!