Përse janë kaq delikate, në kohët e sotme, marrëdhëniet në çift?!

Shpeshherë nuk jemi të përgatitur për kompromise, për ta sakrifikuar vetveten dhe për të dashuruar pa kusht.

Lifestyle

19/10/2017 21:58

Nuk dëshirojmë të presim dhe duam të kemi çdo gjë menjëherë. Dhe padyshim se të gjitha këto ndikojnë që lidhjet e sotme të jenë kaq delikate, sipas “Telegrafi”-t. Por jo vetëm, sepse ka edhe shumë arsye tjera se përse lidhjet moderne janë delikate.

Ja disa nga këto arsye:

E përziejmë dashurinë me ndjenja tjera
Shpeshherë duam të takohemi me dikë me të cilin shkojmë në diskotekë apo kinema, por jo me dikë i cili na kupton dhe na mbështet në momentet më të vështira të jetës sonë. Prandaj, është e rëndësishme që dashurinë mos ta përziejmë me ndjenja tjera.

Ngecim në ndonjë rutinë
Pas një kohe, është e mundshme të mos keni kohë dhe hapësirë për dashurinë, sepse mund të jeni të zënë duke i ndjekur benefitet materiale.

Pritni rezultate të menjëhershme
Kur bini në dashuri, ndoshta menjëherë pritni që lidhja juaj të jetë e pjekur. Por kjo pjekuri, e gjithashtu edhe kuptimi i ndërsjellë, mund të vjen vetëm pas disa viteve së bashku.

Bëhemi të varur nga teknologjia
Teknologjia na ka afruar me njëri-tjetrin. Jemi aq afër njëri-tjetrit saqë është e vështirë edhe të merrni frymë ndonjëherë. Gjatë tërë kohës keni mundësi të komunikoni me partnerin përmes teksteve, mesazheve të zërit, thirrjeve me video, etj. E këto ndikojnë që të dini gjithçka për njëri-tjetrin dhe të mos keni për çka të flisni.

Liria seksuale
Gjeneratat e sotme e kanë ndarë seksin nga dashuria. Në fillim njerëzit bëjnë seks, pastaj vendosin nëse duan të jenë së bashku. Sot, seksi jashtë martesës konsiderohet normal, dhe gjërat si “lidhjet e hapura”, “miq me përfitime” dhe “seks vetëm për një natë” janë bërë pjesë e pandashme e jetës moderne.