Përse duhet të shmangni së bëri këtë gjë me telefon përgjatë fluturimit

Nëse do jeni në udhëtim këtë javë apo këtë muaj, sigurohuni që të mos bëni këtë gjë në smartfonin apo tabletin tuaj.

Fun

16/01/2019 18:42

Ka shumë rregulla që duhet të ndjekin udhëtarët kur udhëtojnë në një avion, transmeton lajmi.net.

Një rregullore e rëndësishme është fikja e telefonit gjatë një udhëtimi, pasi mund të shkaktojë ndërlikime teknike.

Por ndalimi i pajisjeve teknike nuk është e vetmja gjë që ju duhet të mendoni gjatë një fluturimi.

Vendosja e telefonit poshtë anës së një karrigeje mund të dëmtojë baterinë e brendshme, e cila mund të përçojë probleme në bord.

Autoriteti i Aviacionit Civil të Australisë lëshoi paralajmërimin, duke thënë se “telefonat e mençur mund të arrijnë në mekanizmat e vendndodhjes së avionëve dhe të thyhen kur të lëvizni nga vendi”.

“Por, vendosja e telefonit poshtë anës së një karrigeje mund të dëmtojë litiumin e baterisë së telefonit dhe të shkaktojë flakë”, deklaroi tutje ajo. /Lajmi.net/