Përplasje me armë në Vlorë, një i vrarë dhe tre të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e mbrëmjes, në qytetin e Vlorës. një person ka mbetur i vdekur dhe tre të tjerë janë plagosur me armë zjarri.

Lajme

21/04/2017 08:00

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një lokal pranë Ujit të Ftohtë, 50 metra larg shëtitores, ku një person i paidentifikuar, ka qëlluar me armë në drejtim të palës tjetër.

Një person ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në spital, ku raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën.

Viktima është shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë, ndërsa të plagosur janë, Florian Hilaj (28 vjeç), Arsonel Llanaj (32 vjeç) dhe Arta Luka (26 vjeçe).

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve që prodhuan këtë këtë ngjarje të rëndë. Deri tani janë shoqëruar 3 persona, ndërkohë që janë ngritur postblloqe të shumta dhe po krihet zona, me qëllim kapjen e autorit.

YouTube player