Përplasen 5 automjete, plagosen 7 persona

Një aksident i cili ka ndodhur nga shkaqe ende të paqarta, la të lënduar 7 persona. Ngjarja ka ndodhur në orët e pasdites në aksin Fushë Krujë – Laç, pranë kryqëzimit të Patokut.

Lajme

14/12/2014 19:08

Sipas uniformave blu, në aksident u përfshinë 5 automjete, por ende nuk dihet arsyeja e përplasjes së tyre, raportojnë mediat në Tiranë.

Policia njofton se dy prej të plagosurve, që ishin në gjendje më të rëndë, u transportuan me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërsa të plagosurit e tjerë ndodhen në Spitalin e Laçit.

Ndërkohë që policia po vijon hetimet, pritet të zbardhen detaje të tjera lidhur me ngjarje. Aksidentet në këtë aks janë të shpeshta, ku kanë rezultuar edhe me viktima.