Përleshje mes Policisë dhe emigrantëve në Kalais të Francës (Foto)

Policia franceze është detyruar të përdor gaz lotsjellës dhe topa uji në kampin e fashmëm të refugjatëve të quajtur “Xhungla” në portin e Kalaisit të martën mbrëma, pas përleshjeve për të tretën ditë me radhë me emigrantët që kërkojnë të lirohen dhe të vazhdojnë rrugëtimin e tyre.

Bota

11/11/2015 17:50

 

Shifra konfuze janë raportuar për numrin e policëve të lënduar gjatë incidentit.

“Associated Press” ka raportuar se 27 policë janë lënduar gjatë përleshjeve, 11 nga të cilët të marten, ndërkohë që “France TV”, ka raportuar se të lënduar kanë mbetur 28 policë të lënduar.

Sipas mediave të huaja, tensionet brenda kampit kanë shkaktuar lëndimin e disa policëve.

“250 policë, prej të cilëve shumica ishin nga njësiti CRS (Policë për menaxhimin e turmave), janë mobilizuar të martën për të vënë nën kontroll trazirat në kamp”, ka thënë zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Pierre-Henry Brandet, raporton AFP, transmeton Kp.

Përleshjet më të dhunshme kanë ndodhur të dielën mbrëma. Të paktën 26 policë mbetën të lënduar gjatë përleshjeve me policinë, ndaj të cilëve hedhshin edhe gurë.

“Është hera e parë që përplasjet kanë qe në kaq të dhunshme dhe që kemi pasur kaq shumë kolegë të lënduar. Problemi është se nuk mundesh të parashikosh se çfarë mund të ndodh këtu”, ka thënë një zyrtar policor nga regjioni i Kalaisit.

Sipas anëtarëve të organizatave humanitare brenda kampit, policia ka shpërndarë gaz lotsjellës ndaj emigrantëve të cilët po sulmonin me gurë drejt policisë.