Përfundon intervistimi i Maxhunit në lidhje me gylenistët

Shpend Maxhuni ka përfunduar raportin e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me dëbimin e gylenistëve nga Kosova.

Lajme

12/11/2018 16:11

Xhelal Sveçla nga ky komision tha se kanë vërejtur shkelje në procedurat e deportimit të shtetasve turq.

“Komisioni e ka ftu me dhanë deshminë e tij. Ai para komisionit e ka dëshmu per atë se cfarë din në lidhje me deportimin e shtetsave turq. Do të intervistohen edhe persona të tjerë në të ardhmen. Janë identifiku një numër  i madh i shkeljeve që kanë ndodhur në lidhje me deportimin e shtetasve turq. Jemi duke e formuar një mozaik kapak kapak për me formësu tamam një raport. Për këtë raport kemi kohë një muaj” , tha Sveçla.

Ai shtoi se ende nuk kanë ftuar kryeminsitrin dhe presidentin për të raportuar lidhur me këtë çështje.

“Ende nuk ka shku ftesa per intervistim tek kryeministri dhe presidenti.Deri tash nuk kemi pasur refuzim të atyre që do të ftohen para komisionit. Kemi mangësi në fokumentacion. Përvec marrjes se mayerialeve kemi kuptu qe disa institucione nuk na kanë dhanë materialin e plotë por nuk mund të hyjmë në detaje se kush na ka dhanë informacione ose jo”, tha Sveçla, raporton kallxo.com.

Raportimi i Shpend Maxhunit para Komisionit Parlamentar lidhur me dëbimin e gylenistëve nga Kosova u mbyll për media.

Muharrem Nitaj nga AAK propozoi që intervistimi i Maxhunit të bëhet pa prezencën e mediave.

Intervistimi i Maxhunit do të mbahet me dyer të mbyllura, kërkesë kjo e cila u kundërshtua nga LVV dhe LDK.