Përfundon aksioni i Njësisë Speciale në Prishtinë, katër të arrestuar /FOTO

Aksioni që nisi qysh rreth orës 19:00 në lagjen Kalabria të Prishtinës, ka përfunduar.

Lajme

18/07/2018 22:49

Tashmë automjetet e Njësisë Speciale janë larguar nga vendi i ngjarjes, mëson lajmi.net.

Zëdhënsi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka bërë të ditur se në këtë aksion janë arrestuar katër persona.

“Aksioni ak rezultuar me ndalimin e katër personave të dyshuar, tre shtetas të huaj dhe një kosovar. Veprimet e mëtejshme janë në process nga autoritetet për kompletim”, tha Hoxha.

Daut Hoxha orë më parë bëri të ditur gjithashtu se janë duke u kërkuar disa persona që janë në kërkim edhe nga INTERPOL-i.

“Policia e Kosoves është duke realizuar një operacion policor në Prishtinë,  i cili operacion ka për qëllim identifikimin dhe arrestimin e disa personave të dyshuar për vrasje, e që janë shtetas të huaj në kërkim  ndërkombtar”, ka thënë Hoxha për lajmi.net.

Lajmi.net gjithashtu mëson se në këtë aksion kanë qenë të përfshirë forca të shumta të Policisë.

Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes kanë qenë mbi 15 automjete të Njësive Speciale./Lajmi.net/