Përfshihet nga flakët një shtëpi në lagjen “Mati 1” në Prishtinë

Është përfshirë nga flakët një shtëpi në lagjen “Mati 1” në Prishtinë

Lajme

15/10/2018 17:12

Para pak çastesh është përfshirë nga flakët një shtëpi e pabanuar në lagjen “Mati 1”, në Prishtinë.

Siç merr vesh lajmi.net, Policia e Kosovës ka arritur menjëherë në vendngjarje dhe se zjarrfikësit kanë arritur që brenda pak minutash ta shuajnë zjarrin.

Zyrtarisht Policia ende nuk ka informacione të detajuara për këtë rast.

Më poshtë ju sjellim pamjet që ka siguruar lajmi.net.