Përforcimi i ri në Juventus merr fanellën me numrin 10 (FOTO)

Federico Bernardeschi pritet ta veshë fanellën e famshme me numrin 10.

Sport

22/07/2017 08:44

Federico Bernardeschi do të transferohet në Juventus.

Mesfushori ofanziv i Fiorentinës ka arritur marrëveshje me kampionin nga Serie A.

Mediat italiane raportojnë se “Bianconerët” do të paguajnë rreth 40 milionë euro për transferimin e tij nga rivali “Viola”, përcjell “lajmi.net”.

Po ashtu, Bernardeschi pritet ta veshë fanellën e famshme me numrin 10. /Lajmi.net/