Përfitimet shëndetësore të gjetheve të dafinës

Më poshtë është një listë me vlerat dhe përdorimet e kësaj bime që në lashtësi është quajtur e shenjtë:

Lifestyle

23/03/2018 23:21

Ul nivelin e sheqerit në gjak tek të sëmurët me diabet të tipit 2. Në këtë rast mund të merret në formën e çajit, duke zier disa gjethe në tre gota ujë. Zierja duhet të bëjë që nga e gjithë masa të mbetet vetëm një gotë me çaj.
Për sistemin kardiovaskular. Për këtë, 10 gjethe dafine zihen në tre gota ujë për disa minuta. Pas filtrimit dhe ftohjes deri në të vakët, pihet një herë në ditë.
Kundra dhimbjes. Në këtë rast përdoret vaji i dafinës që përdoret në mënyrë efektive në dhimbjet e kokës.
Në rastin e ftohjes, kollës dhe gripit. Tre gjethe dafine zien për dhjetë minuta. Me këtë lëng laget një pambuk dhe vendoset në gjoks. Mirë është në këtë rast edhe çaji me dafinë dhe mjaltë.
Për veshkat. 5 gram dafinë zihen në 200 ml ujë për disa minuta. Filtrohet dhe pihet disa herë në ditë.
Në rastin e kapsllëkut dhe diarresë.
Shqetësimet menstruale. Çaji me dafinë është një ilaç i mirë edhe në këto raste.
Përmirëson mbrojtjen imunitare.
Ndihmon në ruajtjen e dhëmbëve. Mund të përdoret edhe për të përgatitur një pastë, pas përzierjes së grimcave të prera hollë të gjetheve me ujë, por edhe në formën e çajit si shpëlarës.
Favorizon gjumin.
Parandalon tumoret.