Përfitimet shëndetësore që mund t’i merrni nga vezët

Vezët janë përbërësit vitalë të shumë recetave.

Lifestyle

12/02/2016 10:57

Përderisa vezët qëndrojnë në krye të listës së produkteve që duhet konsumuar kur dëshironi të humbni peshë, vlerat e tjera të tyre janë zbehur paksa.

Përmes një iniciative të përbashkët në mes Universitetit të Harvard-it dhe Tongji Medical College , është studiuar lidhja në mes vezëve dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Në fund të studimit, është konkluduar se konsumimi i vezëve nuk e rrit rrezikun për sëmundje koronare të zemrës, transmeton Klan Kosova.

Këto janë disa nga përfitimet:

Vezët e forcojnë sistemin imunitar

E përmirësojnë lëkurën

E shpejtojnë metabolizmin

Rrisin prodhimin e qelizave të gjakut

E forcojnë strukturën e eshtrave

E mbajnë të shëndetshme mëlçinë.