Përfitimet shëndetësore që i sjellin ushtrimet fizike në shëndetin mendor

Rreth 40 milionë amerikanë të rritur janë të prekur nga çrregullimet e stresit, ndërsa 16.1 milionë amerikanë të rritur kanë përjetuar të paktën një episod të madh depresiv në vitin e kaluar.

Lifestyle

20/12/2017 10:20

 

Nëse jeni person me probleme të tilla, atëherë duhet të mendoni mirë para se të vazhdoni t’i shmangni ushtrimet fizike.

Për shumë njerëz ushtrimet fizike sjellin përfitime shëndetësore, e veçanërisht në shëndetin mendor.

Lidhja mes stërvitjeve dhe shëndetit mendor është shumë e qartë: sipas shkencëtarëve, ushtrimet fizike e përmirësojnë shëndetin mendor duke e reduktuar stresin, depresionin, disponimin e keq, si dhe duke e përmirësuar funksionin e aftësive njohëse dhe duke e rritur vetëbesimin.

Por si mund të ketë ndikim të madh pozitiv një gjë aq e thjeshtë sa ecja në park apo joga?

Fillimisht, duhet të keni parasysh se ushtrimet fizike lirojnë endorfine – hormonet e trupit që ju bëjnë të ndiheni mirë – e kjo e qetëson mendjen dhe e relakson trupin.

Ushtrimet fizike gjithashtu e rrisin qarkullimin e gjakut në tru, gjë e cila është e ndërlidhur me përmirësime në disponim dhe vëmendje.

Shpenzimi i vetëm 20 minutave në ditë duke ushtruar mund ta rrisë produktivitetin e përgjithshëm, dhe ta reduktoj energjinë që harxhohet nga stresi mendor, transmeton Telegrafi.

Ndër tjerash, edhe Dr. Michael Otto ka ndarë disa efekte pozitive të cilat i sjellin ushtrimet fizike:

– Reduktim të tensionit të muskujve

– Rritje e përqendrimit dhe produktivitetit

– Gjumë më të mirë

– Sistem më të fortë të imunitetit

– Vetëbesim më i lartë.