Perëndimi e fiton ndeshjen All-Star
Konferenca Perëndimore e ka fituar ndeshjen All Star në NBA.
Sport
Perëndimi e ka mposhtur Lindjen në ndeshjen e yjeve në NBA, me rezultat 196-173.
Russell Westbrook u shpall lojtari më i mirë në këtë përballje për vitin e dytë rresht, me 31 pikë, tetë kërcime, pesë asistime dhe pesë topa të vjedhur në 22 minuta lojë.
Në anën tjetër te Lindja u dallua Paule George me 41 pikë.