Përdoruesve të Skype, nuk do të ju pëlqejë kjo

Microsoft është duke braktisur Skype Qik, aplikacionin video chat që u lançua vetëm 18 muaj më parë, për shkak se karakteristikat e tij janë tashmë në dispozicion në aplikacionin e plotë Skype.

Auto & Tek

24/02/2016 00:42

Në një postim në blogun zyrtar të Skype, kompania ka konfirmuar se 24 Marsi do të jetë dita e fundit për Skype Qik që do të jetë në dispozicion për përdorim, dhe të justifikuar vendimin e saj për të ndërprerë mbështetjen për aplikacionit të pavarur.

“Në vitin 2014, ne kemi lançuar Skype Qik, një aplikacion video mesazhesh për celular për të ndihmuar në momentet që ju ndani me grupet e miqve. Që atëherë, ne kemi mësuar se shumë prej jush janë tashmë duke bërë këto gjëra në Skype, dhe si rezultat, ne kemi ‘emigruar’ disa opsione më të përdorura të Qik në Skype të cilat ju tashmë i dini dhe i doni. ” Si një aplikacion i lehtë me një fokus në mesazhet e shpejta video, Skype Qik është parë shpesh si një alternativë e Snapchat. Ashtu si ky aplikacion, Skype Qik kishte një koleksion të filtrave për mesazhet Video, një tipar tani i kaluar edhe në Skype.
Raportohet se kjo është hera e dytë që një aplikacion Qik tërhiqet – Microsoft mbylli shërbimin origjinal Qik në prill të vitit 2014, disa vite pas marrjes së kompanisë. Përdoruesit aktualë të Skype Qik janë këshilluar për të ruajtur ndonjë mesazh të veçantë që mund të duan t’a mbajnë deri në fund të marsit, datë kjo në të cilën ju nuk do të jeni në gjendje për të dërguar ose marrë mesazhe./TechSot.Al/