Përdoruesit e Samsung-ut t’i fshijnë këto aplikacione, po ua vjedhin të dhënat

Disa aplikacione janë hequr nga dyqani i "Google Play", sepse ato përmbanin virusa të rrezikshëm kibernetik.

Auto & Tek

27/11/2018 23:18

Të trembëdhjetë aplikacione janë të gjitha lojëra, që kërkojnë nga përdoruesi të shkarkojë një element shtesë të quajtur “Games Center”.

Lukas Stefanko, një studiues i fenomeneve të tillë, paralajmëroi përdoruesit në Twitter për të mos shkarkuar aplikacionet, dy prej të cilave janë në trend.

Stefanko i raportoi ata drejtpërdrejt te ekipi i Sigurisë së Google dhe ata u hoqën menjëherë nga “Play Store”.

Aplikacionet janë të gjitha nga i njëjti developer, i quajtur Luiz O Pinto, si dhe kanë lojëra që profilizohen kryesisht me vozitje.

Fotografia e mëposhtme ka listuar të 13 nga këto, që po rrezikojnë privatësinë tuaj. /Lajmi.net/