Përdoruesit e ‘Iphone’ duhet të kenë kujdes nga ky virus që ka goditur iOS-in

Një kompani sigurie ka rrëzuar ‘mitin’ se ‘iPhone’-t janë telefonat më të sigurt nga hakerat dhe viruset. Një fakt i tillë do t’iu zhgënjejë.

Auto & Tek

20/03/2016 06:01

Kompania e sigurisë ‘Polo Alto Networks’ njoftoi dy ditë më parë se ka zbuluar një ‘Trojan’, i cili shfrytëzon gabime në programim DRM Apple pa qenë nevojë të thyejë të dhëna personale dhe certifikatat e ndërmarrjeve.

Virusi i maskuar si ‘AceDeceiver’ aktivizohet në pajisje kur kjo e fundit lokalizohet në Kinë.

Virusi përdor një mekanizëm të quajtur FairPlay Man-in-the-Middle, ku sulmuesit blejnë aplikacionet dhe më pas ruajnë kodin e autorizmit që i nevojitet atyre për të pasur kontroll tek të gjitha të dhënat e një pajisjeje iOS.

Por, mund të qetësoheni. ‘Polo Alto Network’ ka njoftuar që në fund të shkurtit ‘Apple’ për virusin ‘AceDeceiver’, i cili është fshirë menjëherë nga ‘App Store’./lajmi.net