Përdorimi i gjatë i internetit shkakton presion të lartë të gjakut tek adoleshentët

Adoleshentët që shpenzojnë kohë të gjata në internet janë më shumë në rrezik të kenë presion të lartë të gjakut.

Lifestyle

14/08/2016 05:40

Studimi ka gjetur se adoleshentët të cilët kalojnë së paku 14 orë në javë në internet kanë presion më të lartë të gjakut, transmeton lajmi.net

“Përdorimi i gjatë i internetit është pjesë e përditshmërisë sonë, por kjo mund të na kushtojë shumë”, tha autori i studimit Andrea Cassidy-Bushrow nga Henry Ford Hospital në Detroit, SHBA.

“Në studimin tonë, adoleshentët konsiderohen përdoruesit më të mëdhenj të internetit me mesatarisht 25 orë në javë”, theksoi Bushrow.

Kërkuesit analizuan të dhënat nga 335 të rinj të moshës 14-17 regjistruar në studim ku ata ju nënshtruan në pyetsori me 55 pyetje në lidhje me përdorimin e internetit nga ana e tyre.

Duke përfshirë çdo formë të përdorimit të internetit 124 nga ata ishin përdorues të rëndë të internetit e tek të cilët është gjetur një ngritje e presionit të gjakut.

Gjithashtu, studiuesit zbuluan se 43 për qind e përdoruesve të internetit në këso baza, janë me mbipeshë.

“Është e rëndësishme që pas përdorimit të internetit, të rinjtë të angazhohen në aktivitete fizike. Gjithashtu, përdorimi i internetit 2 orë në ditë tek fëmijët duhet të bëhet rregull”, rekomandoi Bushrow./lajmi.net