Përdori pesë pilula në ditë, tani ndihet si 20 vjeçare (Foto)

Frances Hardy, 59 vjeçare, kishte memorie të dobët, flinte keq dhe shpesh herë ishte e lodhur- por përdorimi i pesë pilulave në ditë i dha asaj energjinë e një 20 vjeçareje.

Lifestyle

31/10/2016 13:15

Frances Hardy vuante mos-përqendrimi, këmbët e enjtura dhe rraskapitja.

 

Ajo shkoi të shihte dr. Roked, një specialist i cili i premtoi se brenda pak muajsh do ta kthente 59 vjeçaren në dekada jete.

Pas përdorimit të pilulave, ajo flen më mirë, mund të ushtrojë më shumë dhe ka plot energji, transmeton lajmi.net

Ja se çfarë ka thënë Frances për Daily Mail:

Disa muaj më vonë unë mund të haja perime për darkë, pulë, të pija verë.

“Ne do të shkojmë jashtë për të ngrënë. Vendin e kemi rezervuar. Sonte. Të kujtohet?”

Në fakt unë nuk arrija ta kujtoja; jo një fjalë por realisht të gjithë bisedën që e kemi pasur ditë më parë, kur kemi supozuar që të hamë jashtë.

Ndoshta, unë i bëra presion shumë vetes, nga që kisha një jetë të paparashikueshme. Ditë të gjata të punës, afate kërkuese për punë, tension gjithandej. Kam qenë një gazetare për 38 vite.

Ndoshta, harresa ishte një përkujtues që vitet “tensionuese” po ndikonin në shëndetin tim mental.

Më pas doli ky njeri i cili u kujdes për mua. Sa i mirësjellshëm. Nuk e di nëse të rinjtë po bëhen çdo herë më të mirësjellshëm apo unë po plakem më shumë…
39e3731c00000578-3887774-image-a-33_1477860235624
Vitin e ardhshëm mbush 60 vjet. Më parë ndihesha sikur do të mbush të 80’tat.

Një tjetër simptomë e moshës sime ishte paradoksi i fjetjes; pavarësisht sa flija natën, nuk përmbushesha. Më duhej të pushoja edhe gjatë ditës.

Njëherë mendoja, se kjo ishte normale për moshën time: kujtesë e dobët, humbje përqendrimi, e shumë gjëra të tjera.

39df50dd00000578-3887774-image-a-23_1477858831359
Por, tani, pavarësisht se dukem apo jo më e re, unë ndihem e tillë. Të premten e kaluar, pas një pune 12 ore të pandalshme në Londër, pastaj vizitova familjarët e mi.

Ju betohem se gjatë tërë asaj nate isha plot jetë dhe mbi të gjitha, nuk kam fjetur për asnjë sekond. /lajmi.net