Për shkak të mandatit, EULEX-i shtyn të gjitha seancat gjyqësore

EULEX-i ka shtyre të gjitha seancat gjyqësore të parapara për shqyrtim sot dhe nesër për shkak se janë pa mandat. Njëjtë ka ndodhur edhe me seancën për hetim të veçantë ndaj personave të dyshuar në grupin e rastit të njohur si "Azem Syla".

Lajme

15/06/2016 10:11

Kjo seancë ishte paraparë të mbahej sot në ora 9:30, por është shtyrë për shkak se EULEX nuk ka më mandat.

Këtë e ka bërë të ditur për Gazetën Express, një nga avokatët mbrojtës në këtë rast, Arianit Koci.

“Kjo është në kundërshtim me të drejtat e njeriut të garantuara me konventa evropiane, për gjykim të drejtë dhe në afat kohorë”.