Për pesë minuta, në të njejtin vend rrëshqasin mbi 15 nxënës (Video)

Një video qesharake është lansuar në internet, dhe ka të bëjë me rrëshqitjen në akull....të nxënësve.

Fun

11/01/2017 16:16

Si duket akulli i ka zënë të papërgatitur sa duhet nxënësit, shkruan lajmi.net

Një video amatore është xhiruar nga një vozitës në makinë, dhe e çuditshmja njëkohësisht qesharakja është se për pesë minuta vazhdimisht nxënësit janë rrëzuar.

Disa prej tyre në grupe, disa duke kaluar dhe përshëndetur me dorë, të tjerë të vetëm, me libra në dorë.

Mbi 15 nxënës janë rrëzuar, të gjithë duke rrëshqitur në të njejtin vend.

Shikoni videon më poshtë, për të parë secilin prej tyre, sa kanë qeshur me njëri tjetrin. /Lajmi.net/

YouTube player