Për disa “raport bërës”, “hulumtues”  dhe për disa “de-radikalizues” – Lajmi.net
Për disa “raport bërës”, “hulumtues”  dhe për disa “de-radikalizues”
Autori: Zuhdi Hajzeri LajmeOp-EdOpinion 19:48, 9 December 2017
 Ky shkrim është kryesisht në vetën e parë dhe nga përvoja personale. Po u drejtohem atyre që sot bëjnë “raporte”, “hulumtime” e përfitojnë nga programet për “de-radikalizim” ani pse një kohë ishin në taborin e kundërt- në atë të përhapjes së ideve kriminale të vahabizmit, apo në petkun e shoqërisë civile- të justifikimit të vahabistëve. Ka shumë probleme, por duket që tënjëjtit njerëz presin për ti “hulumtuar” të gjitha, në mënyrësipërfaqësore e qesharake, por veçse kurdo që paraqiten donacione e fonde të majme, e në këtë formë nuk fiton vendi ynë asgjë dhe as populli ynë.

Në vitin 2003 u frymëzova nga dy thënie, njëra e Profetit Muhamedi cili ka thënë: “Kujdes nga ekstremizmi se popujt para jush janë shkatërruar për shkak të ekstremizmit”, dhe thënia tjetër: “Muslimani nuk mund të jetë terrorist dhe as terroristi nuk është musliman”.Thash me vete: Po populli im  kah po shkon, si do ta ketë gjendjen? Vazhdoj ta bëjë këtë pyetje.

Në vitin 2003 fillova të shkruaj dhe të hulumtoja për ekstremizmin e radikalizmin, për kokat e para të radikalizmit, për “fetfattekfiriste” e radikaliste. Atë viti tregova për “fetfattekfiriste” të IbniTejmijes dhe pastaj krimet e Muhamedbin Abdulvehabit, në disa shkrime të miat publike. Do të kalonin vite dhe kjo në vitin 2009 do të më kushtonte kur kërkova punë: Dikush ma përdori duke thënë se i paskam sulmuar dijetarët arab islam (ibni Tejmijen dhe Muhamedbin Abdulvehabin) dhe sikur  punësimi im nënkupton prishje marrëdhëniesh me vendet arabe. Zot o Zot, sa e madhe kjo çështje, e sa është e madhe e gjeni në rreshtat e fundit të këtij shkrimi .

Në vitin 2009 shumë kolegë u frikësuan nga ky trillim, sepse në atë kohë ende nuk ishin shfaqur pasojat e radikalizmit në rrënim të rinisë. Atë kohë sapo kisha përfunduar studimet në Universitetin AlEz-her në Kajro me trashëgimi mbi 1000 vjeçare dhe i cili është koka në luftimin e radikalizmit dhe terrorizmit.

Në vitin 2003 kur unë guxova që në atë kohë në internet- në forume të shkruaja për pasojat e vahabizmit, ani pse interneti do të merrej seriozisht vetëm shumë vite më vonë, unë u sulmova u kritikova, dhe u linçova.

U shpreha kundër kësaj rryme sepse e kisha vërejtur se ato “fetfa” dhe librat e personave të tillë janë të dëmshme dhe ndërlidhen me radikalizmin qëdërgon në terrorizëm, janë ato që nuk e tregojnë realitetin në lidhje me fenë e pastër islame, por ato e ndryshojnë shumë keq dukjen e bukur të islamit.

Kjo tani në vitin 2017 po pranohet nga vetë princi i kurorës në Arabinë Saudite Muhamedbin Selman i cili tha  se shpjegimi i islamit do të ndryshojë, sepse nuk ka qenë shpjegimi i vërtetëdhe realist. Dhe, mu ky shpjegim është i mësuar nga ato libra nga disa individë që sot mundë ti gjejmë në pozitën e thirrësit islam,  edhe më eçuditshme është se po paraqiten si persona që japin kontribut në“deradikalizim”.

Ne vitin 2010 thash se ka vehabizëm në Kosovë, prapë u sulmova u kritikova e u linçova. Më thanë si po e thua këtë kur disa udhëheqës po e thonë të kundërtën.Mendova se disa janë më largpamës (ndoshta me qellim nuk kanë shikuar larg). Tregova dhe shkrova për krimet e vehabizmit dhe Muhamedbin Abdulvehabit, që disa e quajtën reformues, edhe pse tani në vitin 2017 mendojnë ndryshe (për çfarë arsye tash mendojnë ndryshe nuk e di, ndoshta se është ngushtuar rrethi fortë). Edhe pse unë e kisha thënëse në Kosovë ka vehabizëm që në vitin 2010, e disa u detyruan me gjysmë zëri dhe me shikim poshtë të pranojnë ne vitin 2016 se ka vehabizëm në Kosovë. Por, më mirë vonë se kurrë.

Megjithatë, kjo vonesë për të rinjtë ishte fatale. Mbi 70 të rinj kosovarë u vranë veç në konfliktet në Siri e Irak, që disa i trumbetonin si “xhihad”- që nuk ishte kurrë.

I paçin në qafë.

Vazhdova në vitet me radhë prej vitit 2010 të flas; të ua tërheq vërejtjen të rinjve dhe popullit tim; fillova ti këshilloj dhe të mundohem të ua hapi sytë disa udhëheqësve se rruga është shtruar me të gjitha llojet e zhavorrit, nga ai i trashi deri te ai më i imëti, ka mbetur vetëm asfaltimi: “janëradikalizuar janë bërë terrorist rinia, vetëm po  presin momentin dhe kohën”.

Nuk besuan dhe e morën këtë me sportivitet, por kur filloj lufta nëSiri dhe rinia shkuan për tu shkatërruar, më kontaktuan, më shkruandhe kërkuan këshilla. Kërkuan sqarime. Por, për këto unë kisha paralajmëruar në vitin 2003.

Megjithatë, fillova të flasë për media. Nga studimet dhe leximet kisha vërejtur shumë herët rrezikun dhe dëshiroja të dëgjohet zëri im më shumë dhe më larg. Ti ruaj rininë dhe popullin tim. Mu krijuan shumë pengesa e presione të ndryshme, e megjithatë depërtova në radio, TV, gazeta, revista e shumë portale duke filluar në Austri, Francë, Gjermani, Amerikë e s’ka dyshim edhe në të gjitha vendet e rajonit të Ballkanit. Prapë u pengova u kritikova e mu bënë presione nga më të ndryshmet.

Fillova të shkruajë për gazeta të ndryshme në Kosovë dhe në portale të ndryshme, që ti ruajë dhe paralajmëroi rinin nga rreziku ivehabizmitdhe radikalizmit. Dua ta cek një shkrim  timin të botuar në janar të vitit 2014 në Gazetën Zëri. Tregova se në Siri nuk ka xhihad. Aty tregova se ato janë mësime të vehabizmit dhe janë mësime radikaliste. Aty tregova për xhihadinsiç e quanin “xhihadii seksit”. Filluan kritikat sulmet e linçimet. Filluan akuzat nga më të çuditshmet, sa që një gazetarshqiptar nga Maqedonia më dërgoj mesazh duke më thënë se ata djem atje nuk bëjnë “xhihad seksi”, por se ata janëburratë mirë, ata janë luftëtarë të vërtetë dhe kanë bërë mirë, po veprojnë mirë që po shkojnë atje. Gazetari kishte bërë një vizitë si duket në frontet e luftës dhe si dukej i inkurajonte atatë rijnë atje ( një foto të tij me një xhihadistë në Siri e kemi të ruajtur diku),

Këto që i kamë thënë në vitin 2014 u vërtetuan dhe dolën sheshazi thuajse në fund të vitit2015, edhe këtu u vonuan disa “hulumtues”, sepse ndoshta nuk kanë pasur fonde për tëhulumtuar këtë në vitin 2014. Nuk shkojnë këto punë që të hulumtosh vetëm kur ka donacione, këto duhet ditur në rrënjë dhe duhet çdo ditë të përcillen dhe studiohen nga aspekti  fetar dhe nga ai i sigurisë por të lidhura shumë ngushtë në mes vete këto dy drejtime.

Pas këtij shkrimi filluan ofertat nga disa, qëtë shkruaj në ndonjë revistë. Po i përmend dy oferta pa emra të personave dhe revistave, i pari më tha: pse nuk shkruan për revistën tonë, e unë kisha shkruar me herëtnjë shkrim përkëtërevistë, por ai ishte vetëpersoni që i kishte penguar shkrimet e mia të botoheshin.

Ende më e tmerrshme ishte se ky person ishte pjesë e redaksisë së revistës, por kurrë në jetën e tij një faqe të vetme shkrim nuk e kishte bërë.

Oferta e dytë mu ofrua me këto fjalë : “jam duke i përcjellë shkrimet tua, i ke shumë tëforta shkrimet,pse nuk shkruan për revistën tonë?”, i thash : “kam shkruar, por nuk mi kanë botuar”, tha:“sigurisht i ke pasur me gabime (o Zot, thash me vete po çfarë tmerri,ky njeri harroj se para 10 sekondash më ofroi që të shkruaja për ta, dhe të njëjtat shkrime që ky iu referohej si me gabime, mi kishin botuar në revista të ndryshme në Maqedoni dhe në Shqipëri), i thash:“kam shkruar një herë dhe kamë marrë një pagesë 10 euro”, më tha:“shkrimet nuk paguhen”, prapë po mendoja njeriu në redaksinë erevistës dhe nuk dinë a paguhen shkrimet. E kuptova se edhe ky ishte plakë dhe kurrë në jetën e tij një faqe të vetme nuk kishte shkruar shkrim,e thash me vete: Zuhdi, vazhdo të shkruash e lëri këta në botën e tyre, edhe pse me duhet ta pranoj se pasi mu kishin refuzuar ato shkrime të më botohen, kurajon e kisha marrë nga një profesor nga Prizreni që të vazhdojë të shkruaj.

Dhe, tmerri i vitit 2017 është se këta dy që më propozuan të shkruaj për revistat e tyre, për të cilat më herët më kishin refuzuar, sot mundë ti gjesh në ndonjë program për “de-radikalizim” (mo stë zgjatem të shkruaj më tej se njëri nga ta është ipari që në vendin ku punonte, qysh para luftës kishte sjellë frymë vdehabiste, formën e shprehjes dhe reagimeve vehabiste ndaj disa veprimeve dhe aktiviteteve që sot hapur quhen “bidat” –risi e ndaluar, nga vehabistët).

Dua ti kthehem pak vitit 2003 në Kajro të  Egjiptit, ku banoja në të njëjtën banesë me një vehabistnë një lagje ku ishte e mbushur me shqiptarë, nën komandën e një hoxhe nga Maqedonia. Mua dhe këtë personin na gjente ezani i sabahut në mëngjes duke u grindur, ai ma shante BIK-un dhe udhëheqësit e tij, unë ja kritikoje udhëheqësin e tij, madje shpesh zëri ishte shumëilartë. Në vitin 2017 po ky person ua shpërndante disa imamëve në komunën e tij një komplet librash vehabistësh, edhe pse këto libra ishin ndaluar në Maqedoni nga Bashkësia Fetare Islame për shkak se janë libra vehabistësh, libra radikalistësh dhe aspak të përshtatshme për vendet tona- libra shumë të rrezikshme ( sigurt dikush i ka të fotografuara në raftet e ndonjë xhamie ato libra dhuratë nga ky person).

Pra, në fillim të vitit 2017 ky njeri shpërndante librat e rrezikshme për shqiptarët e tani, në fund të vitit 2017 mund të fillon tmerri, sepse ky e gjen vetën, apo ne mundë ta gjejmë këtë person, në ndonjë grup për “deradikalizim”.

Kam marrëdhënie të mira me kolegë dhe më telefonuan nga komuna e tyre: Zuhdi, disa libra na i kanë dhënë”, kur i shikova u thash: “kujdes, digjini diku, sepse janë të rrezikshme.

O Zot ruaje popullin tim!

Nëfillim të vitit 2015 në një tryezë në Prishtinë dikush kishte identifikuar vetëm 4 predikues vehabist. Gjersa ai e përfundoj fjalinë unë i shkrova në një letër emrat e 10 personave që kisha banuar me ta në Kajro që janë pjesë e grupit tekfirist. Kur e thash këtë u sulmova, u kritikova e u fyva para shumë personaliteteve aty (nga ai që duhej të mbrohesha dhe përkrahesha). E morra me sportivitet dhe nuk ja vara veshin sepse e dija se do bien ne fjalët e mia sikur që kanë rënëçdo vit deri më tani.

Pas pak javësh një tryezë tjetër me pjesëmarrje shumë të gjerë, madje me përfaqësuesedhe nga BE-ja, dhe nga ambasadat e huaja në Kosovë. Pas disa minutash e morra fjalën dhe thash:  “duhet të kemi kujdes nga rrjetet sociale në raport me radikalizmin dhe idetë terroriste ngase aty po bëhet propaganda më e madhe, aty është faji kryesorë”. Në atë tryezë kam sjellë edhe shembuj konkret të mbylljes së shumë faqeve nëFacebook në vendet arabe, madje në Arabinë Saudite janë mbyllur mbi 500uebfaqeradikaliste. Pas fjalës time fjalën e morri një person dhe filloj të më mbajë ligjëratë në të drejtat e njeriut, liritë e njeriut, lirinë e shprehjes etj etj. “Nuk mundemi te ua mbyllim gojën njerëzve nuk mundem ti pengojmë me mbyllje edhe të llogarive në rrjetet sociale etj etj’, thoshte ai,dhe se ku hyri e ku doli. I hodhi poshtë të gjitha dhe sikur tha s’ka rrezik nga rrjetet sociale për radikalizëm e terrorizëm. Çudia, në fund të vitit 2017 bëhen raporte eanaliza e hulumtime dhe vijnë në të njëjtat përfundime që unë kisha konstatuar më herët që në fillim të vitit 2015,  se rreziku kryesor dhe mjeti kryesor i përhapjes së radikalizmit janë rrjetet sociale.

Të nderuar, vendi nuk ndihmohet në këtë drejtim dhe nuk përfiton asgjë vendi ynë nëse hulumtime e studime e raporte bëhen vetëm kur ka apo gjendet ndonjë fond apo donacion. Këto duhet të bëhen me kohë. Unë u kamthënë në fillim të vitit 2015, tani pas tri viteve atë që atëherë e hodhët poshtë, tani e keni vendos në kryerreshta. E keni vendos në ballë tëgjithë hulumtimit. Kështu vendi shkon në humnerë- deri sa vjen ndonjë donacion. Duhet njohur këto punë detajisht dhe profesionalisht, e jo të flitet për një hoxhë nga Shqipëria e duke e mbajtur në projektor një hoxhë me foto nga Maqedonia. Nuk është gabim teknik, por huqje e tmerrshme nga padituria. Këto gjëra shkojnë me dëshirën e madhe për ta shpëtuar vendin dhe popullin tonë, pa marrëparasysh donacionet apo fondet. Këto gjëra shkojë duke i njohur nëthelb si idetë, ashtu edhe individët që kanë ndikuar në përhapjen e këtyre ideve.

Në një tryezë në Prishtinë po në vitin 2015 gjatë debatit tregova me fakte dhe vite të sakta për shfaqjen e grupit të parë të organizuar takfiriste në Irak, e kundërt me atë që ishte bërë hulumtim dhe ishte gjet në“hulumtim” se kush janë tekfiristat e parë. Kur e ceka se kamstudiuar në Egjipt, ndërhyri një profesoreshë dhe tha: “se tani po e kuptojmë se me cilin grup je ti” (duke aluduar se unë jam kinse pjesë e “Vëllazërisë Myslimane”), sepse iu prish plani dhe programi, ndoshta, i shpalljes se kujt të kanë dëshirë si tekfirist, edhe nëse e vërteta është ndryshe apo ndoshta qëllimi ishte ta amnistojnë dikë e të ja lehtësojnë barrën qe ia kishin ngarkuar disa vetvetes. Pra u etiketova prapë.

Por, sot pas tri viteve kanë rënë në fjalët e mia. Ato po i përsërisin fjalët e mia, por pak më ndryshe në të shprehur. Dua ta cek edhe një rast në këtë tryezë, kur një i ri kishte ardhur duke u paraqitur si i pavarur, por e njihja mirë se avokat i kujt ishte, filloj të flasë duke më sulmuar por pa emër, por  pas pak minutash kur morra fjalën dhe tregova një rast të një shokut tim nga Shqipëria që ndërlidhej me të dhe me predikuesin e tij, ngase ky i riu sulmonte shokun tim nga Shqipëria në rrjetet sociale, madje kishin nxjerrë“fetfanë” se edhe duhej të vritej, vetëm pse shoku im ishte kundër shkuarjes në Siri, pastaj edhe pse tryeza zgjati edhe disa orë pas kësaj, zërat e tyre më nuk u dëgjuan ( populli thotë“ju shurdhua pipi”).

Nëfund të vitit 2015 në një tryezë në qytetin e Podujevës pas disa minutash me erdhi radha mua të flas, ndër të tjera thash: “para një apo dy vitesh nga Arabia Saudite kishin ardhur në Shqipëri, e pastaj në Kosovë, mbi 240 pako me libra të predikuesve vehabistë duke filluar nga IbniTejmije e MuhamedbinAbdulvehabi e deri te këta të ditëve te sodit, të gjitha ato libra në gjuhën arabe të mbushura me ide radikale dhe terroriste, e ato ndikuan, dhe dikush duhet ti shpjegoj, kuptohet se do i shpjegoj ai që e njehë gjuhën arabe dhe ata zakonisht janë predikues që kanëstudiuar atje, imam apo thirrës islam, thuaju si të duash, dhe mund të shpjegohen në ndonjë xhami apo në ndonjë OJQ apo në ndonjë lokal. Në vitin 2015 kampropozuar dhe paralajmëruar të ruhet rinia nga këto libra dhe  të ndalohen ato libra, sepse edhe shumë vende arabe i kanë ndaluar”. Ende pa përfunduar mirë fjalimin mu ofruan tek veshi disa gazetarë të disa mediave dhe më thanë a mund të na i thuash këto në një prononcim, ju thash se mundem ti them, por nuk dua ti them, sepse unë prej vitit 2003 po flas për këtë e sa herë flas sulmohem e kritikohem e linçohem, e tani e sa vite  tek ne  nuk ka  asnjë hulumtim, asnjë raport e asnjë studim, cilat janë ato libra dhe cilët janë autorët, ndoshta se s’ka ende ndonjë donacion apo fond për një hulumtim të tillë. Ndoshta duket këndej pari në vitin 2018 ndonjë donacion për  hulumtim dhe raport të tillë, apo gjithsesi duhet të bëhen tri vite pasi unë të them diçka, tri vite pasi unë te tërheq vërejtjen nga një rrezik deri sa dikush ta kuptojë rrezikun. Në këtë pikë kur jemi te librat, diku në një shkrim e kamë thënë se në Beograd gjendet një shtypshkronjë për botimin e librave fetare vehabiste, libra pa autor ose siç thuhet nga grup autorësh, dhe ato mund të hyjnë në Kosovë rrugëve ilegale ose nga Mitrovica e veriut ose nga Serbia në Maqedoni  e pastaj në Kosovë (ndoshta ka raste të tilla që organet kanë evidentuar apo edhe kanë zbuluar dhe  kapur libra të tilla).

Nga shumë raste që kam kontribuar dhe asistuar që disa të rinj të mos shkojnë për të luftuar ne Siri dhe në Irak,  dua ti përmendi vetëm dy. Një ditë një shoku im me të cilin isha rritur, dore pas dore, dëgjova se po planifikon të udhëtojë për në Siri. Shpejtova dhe pas çdo falje të namazit në xhaminë time ecja në këmbë 3 km (ngase aq larg e kam xhaminë ku shërbej si imam dhe udhëtimi im gjatë verës bëhet me biçikletë ndërsa gjatë dimrit në këmbë edhe pse tani e shumë muaj po pres të më lehtësohet kjo por ka disa pengesa për interes nga dikush) deri tek shtëpia e shokut tim ku qëndroja me orë të tëra derisa e binda se nuk duhet të udhëtoj atje. Dhe ashtu ndodhi, shoku im i fëmijërisë shpëtoi.

Rasti i dytë- një ditë me vjen një mesazh në Facebook nga një student i cili më thotë se iu ka vrarë një shok i tij i fëmijërisë në Siri dhe me pyet e a lejohet që ai të shkojë të luftoi dhe të hakmerret për vrasjen e shokut të tij. Shpejtova të nesërmen në mëngjes nga Peja dhe udhëtova për në Prishtinë, në mëngjes herët  takova këtë studentin. Kështu veprova disa herë deri sa e binda se nuk duhet të udhëtoj për në Siri, apo Irak.  Ai ishte një student i suksesshëm dhe tani ka përfunduar studimet.

Kohën e fundit fjalët më të shpeshta që më drejtohen  nga  xhemati (kudo që shkoj,  qofshin ato raste gëzimi apo pikëllimi) janë: “pse hoxhë nuk po flisni, nuk dilni në media, nuk prononcoheni, nuk shkruani për këtë të keqe që na ka kapluar?”, e unë deri tani jam arsyetuar duke u thënë se unë kam shkruar, kam folur, jam prononcuar për media edhe pse gjithë herë kam qenë i kërcënuar dhe pa përkrahje, por kam vazhduar. Por, këto ditë kam ndryshuar përgjigjen duke u thënë: “se si të përballem i vetëm pa ndihmë me ato miliona euro të shumë shoqatave që kanë ardhur në Kosovë?”. Dhe, vetëm sa për ilustrim ua përmendi se katër shoqata në Kosovë kanë një buxhet prej 60 milionë euro.

E si të përballem unë me gjitha këto, me ato 60 milionë? Nuk kanë lënë ndoshta njeri pa blerë? Nuk kanë lënë vend pa i futur hundët.

Problemi nuk zgjidhet duke mos u pranuar apo duke u heshtur e mbuluar, por duke u diskutuar dhe bërë publik, sepse nga viti 2003 disa na thoshin se s’ka vehabizëm e radikalizëm, e disa na thoshin nuk duhet folur e shkruar publikisht por duhet të përballemi fshehurazi madje as duke i bërë publike këto në media, e ndërsa vehabizmi sa shtohej e trashej në trojet tona.

O Zot ruaje dhe mbroje vendin tim dhe popullin tim shqiptar.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO