Për Bleron, rëndësi ka vetëm diçka… (Foto)

Blero Muharremi ka vazhduar me postimet e tij interesante në rrjetet sociale.

ShowBiz

21/02/2016 16:17

Kësaj radhe ai vjen me një mesazh që tregon për rëndësinë që ka muzika për të.

“Nuk shqetësohem për asgjë. Muzika kujdeset për mua, unë kujdesem për muzikën. Të gjitha të tjerat janë këtu sot dhe zhduken nesër”, ka shkruar kantautori.

Ai ka rikujtuar se do të sjellë bashkëpunimin me Uki Latifin, të njohur si Soulkid.

Kënga është realizim i Elephant Studios, derisa produksioni Asha është angazhuar për videoklipin. /Telegrafi/