Aktivistët e Opozitës, të vendosur në kauzën e tyre (Foto/Video)

Tri partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje (VV), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma, që nga dita e sotme kanë filluar protestën e tyre kundër Qeverisë, por në një mënyrë krejt tjetër nga ato të zakonshmet.

Lajme

23/02/2016 19:02

Kësaj radhe, ata do të protestojnë ditë e natë, në sheshin qendror të Prishtinës, duke kaluar kështu plotë 24 orë të secilës ditë nëpër tendat e improvizuara, raporton lajmi.net.

Mbështetësitë e partive opozitare janë të gatshëm që jo vetëm sot të qëndrojnë aty, por do të jenë vazhdimisht në po atë shesh që u vendosën sot, derisa, siç thanë ata, të bie Qeveria e Kosovës.

Thonë se kanë ardh në mënyra të organizuara nga qytetet e ndryshme dhe, se pritet që numri i njerëzve që përkrahin kauzën e tyre, do të rritet çdo ditë e më shumë.

Tendat ne shesh5

Njëri nga aktivistët e opozitës tha për lajmi.net se qëndrimi nëpër tenda është sakrifica më e vogël që ata bëjnë për shtetin e tyre.

Ai tha se kushtet e qëndrimit “janë dosido” por theksoi se do të ia kalojnë disi.

Nga ana tjetër, sa i përket numrit të atyre që do të qëndrojnë në këto tenda, njëra nga aktivistët e opozitës tha se numri i atyre që kanë shprehur vullnet për  të qëndruar nga sot, është sa dyfishi i atyre që kanë protestuar me 17 shkurt, për festën e Pavarësisë.

Tendat ne shesh2

“Nëse e merrni parasysh protestën e 17 shkurtit është dyfishi i asaj protestë që janë bashkëngjit në ëkto qëndrime tona, pra kemi me qenë bashkë 24 orë”, tha ajo për lajmi.net.

Sa i përket kushteve të qëndrimit nëpër tenda, ajo tha se janë pajisur me batanije e mbulesa ndërsa buka iu është ofruar nga qytetarët e Kosovës.

Tendat ne shesh3

 

I bindur në qëllimin e tyre është edhe njëri aktivist i partive opozitare.  Ai tha për lajmi.net se deri sa do të jetë nevoja për të qëndruar në tenda, aty edhe do të jenë ndërsa shpresojnë që ta kenë edhe përkrahjen e qytetarëve në realizimin e synimeve të tyre.

Përndryshe, liderët opozitarë sot gjatë ditës mbajtën fjalimet e tyre të cilët edhe sot shprehen bindjet e tyre për rrëzimin e Qeverisë. Protesta e radhës e partive opozitare do të mbahet me 27 shkurt./lajmi.net

Tendat ne shesh6

Tendat ne shesh1 Tendat ne shesh4

YouTube player