Për 3500 euro spitali s’ia lëshonte kufomën e burrit

Gazeta “Zëri” boton dëshmitë rrëqethëse të 222 dëshmitarëve në rastin “Stenta”, për të cilin rast Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj 60 personave, mes të cilëve edhe ndaj ish-ministrit Ferid Agani dhe sekretarit Gani Shabani.

Lajme

02/07/2016 08:35

S.A. kishte paguar 6000 euro për t’ia vendosur bashkëshortit të saj 3 stenta në spitalin privat turk “IMH”, në Prishtinë, ndonëse ua kishte bërë me dije mjekëve se nuk kishin mundësi financiare pasi jetonin me ndihma sociale.

Pas pagesës së këtyre mjeteve, mjeku Driton Miftari i kishte garantuar se burri i saj do të shërohet në spitalin turk, ndërkaq të njëjtën gjë nuk mund t’ia garantonte për në QKUK. Pas pesë ditëve, pasi i ishin vendosur stentat dhe pasi ishte liruar nga spitali, e kishte dërguar bashkëshortin përsëri në spital, pasi që gjendja shëndetësore e tij nuk ishte përmirësuar, ku i kishin kërkuar edhe 3500 euro shtesë, me arsyetimin se të njëjtit damarë i janë bllokuar sërish. Pasi kishte hyrë mjeku në sallë burri kishte qenë pa vetëdije dhe pas disa minutash kishte ndërruar jetë.