Pensionohet Yaya Toure (FOTO)

Yaya Toure i ka thënë lamtumirë ekipit përfaqësues të Bregut të Fildishtë.

Sport

20/09/2016 15:55

Ylli i Manchester Cityt e ka bërë të ditur vendimin përmes një postimi në Twitter.

Ai i ka falënderuar të gjithë për aventurën e mrekullueshme te “elefantët”, duke i dëshiruar suksese përfaqësueses së tij, përcjellë “Lajmi.net”.

Ju kujtojmë që Toure ka luajtur për Bregun e Fildishtë për 14 vjet.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.