Pence: Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione ndaj Turqisë, nëse nuk lirohet pastori

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione Turqisë, nëse nuk lirohet pastori amerikan i cili është burgosur nën akuzat për terrorizëm dhe spiunazh.

Bota

26/07/2018 17:02

Pence tha se nëse Turqia nuk merr masa të menjëhershme për të liruar Andreë Craig Brunson “Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione të ashpra ekonomike për Turqinë”. Brunson, 50 vjeç, pastor i kishës protestante, nga Karolina e Veriut është liruar nga burgu,pas një viti e gjysmë, në arrest shtëpiak.

Brunson, është liruar në arrest shtëpiak për shkak të problemeve shëndetësore.

Presidenti Donald Trump ka kërkuar lirimin e pastorit disa herë, kështu duke thënë se paraburgimi i pastorit ishte “një turp”./REL