Pele, Brazilit: Ja si duhet të luani në Kupën e Botës! – Lajmi.net
Pele, Brazilit: Ja si duhet të luani në Kupën e Botës!
Autori: Lajmi.net Botërori FIFA 2018Lajme futbolliSport 16:54, 16 April 2018
Ish tre herë kampioni i botës me Brazilin, Pele, ka vendosur të ndihmojë vendin e tij para botërorit të Rusisë.

Pele që konsiderohet një nga futbollistët më të mirë në histori, i ka dhënë një këshillë Brazilit para Kupës së Botës ‘Rusia 2018’.

Brazili në botërorin e Rusisë është pjesë e një grupi jo të lehtë me Zvicrën, Kosta Rikën dhe Serbinë.

Pele beson se Brazili ka lojtarë mjaft cilësorë, dhe se duhet të luajnë si grup për ta arritur suksesin.

“Jam i bindur se do bëjmë mirë, sepse kemi shumë lojtarë të shkëlqyer, që shkëlqejnë në Evropë. Problemi është të luajnë të gjithë së bashku, me frymën e grupit, por mendoj se kemi një ekip të mirë për Kupën e Botës”, ka deklaruar Pele./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO