PDK: Presim emërimin e anëtarit të KQZ-së nga ana e partnerëve të koalicionit – Lajmi.net
PDK: Presim emërimin e anëtarit të KQZ-së nga ana e partnerëve të koalicionit
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 12:03, 11 June 2018
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), tash e katër muaj ka mbetur jofunksional për shkak të mosemërimit të anëtarëve të rinj të KQZ-së nga ana e presidentit Hashim Thaçi.

Koalicioni AAK-PDK-NISMA(PAN), do të përfaqësohet me nga dy anëtarë në KQZ, njëri anëtar do të jetë nga Partia Demokratike e Kosovës kurse tjetri nga AAK ose NISMA.

E Partia Demokratike e Kosovës veç se e ka zgjedhur anëtarin e saj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Këtë për lajmi.net e ka bërë të ditur shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, i cili shtoi se partia e tij është në pritje të përcaktimit nga ana e partnerëve të koalicionit për anëtarët e tyre.

“PDK do të ketë një anëtar në KQZ dhe ne jemi përcaktuar me kohë për zyrtarin tonë, por kemi qenë në pritje të përcaktimit nga ana e partnerëve tanë, meqë emërimet këtë herë i bëjmë si koalicion dhe jo si PDK”, ka thënë Krasniqi.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila do të ketë dy anëtarë në KQZ, tashmë i ka dërguar emrat në presidencë, ata do të jenë Sami Hamiti dhe Florian Dushi.

Vlen të theksohet se pushteti dhe opozita do të kenë përfaqësim të njëjtë të numrit të anëtarëve në KQZ./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO