PDK: Në Prizren janë evidentuar parregullsi të mëdha, kërkojmë rinumërim të votave

PDK ka kërkuar rinumërim të të gjitha kutive në votimit në Komunën e Prizrenit, pasi siç thonë ata ka pasur shkelje të mëdha dhe mos përputhje të procesverbaleve të rezultateve.

Lajme

21/11/2017 14:51

Në një konferencë për media të kësaj paritë është thënë se në katër klasë të vendvotimit në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren janë evidentuar parregullsi të mëdha si lejimi për të qëndruar në klasë të personave të panjohur dhe të paautorizuar dhe për më tepër edhe lejimi i tyre për të votuar në emër të personave tjerë.

“Në mbrëmje është hasur edhe dëmtim në kuti të votimeve, dhe ndërhyrje në procesverbalin e rezultateve”, u tha ndër-tjera në konferencën në të cilin foli Kujtim Gashi.

Rinumërim, PDK-ja kërkuar edhe për disa vendvotime në Rahovec.

Lexoni edhe:

Anulohen 22 zarfe të votimit me kusht, një vendvotim në Prizren shkon në rinumërim