PDK në Gjilan optimiste për fitore sikur në vitin 2007 – Lajmi.net
PDK në Gjilan optimiste për fitore sikur në vitin 2007
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 21:39, 12 September 2017
Kryetari PDK-së, Kadri Veseli, ka zhvilluar takim me Shtabin Zgjedhor të PDK-së në Gjilan dhe me kandidatët për Asamble Komunale.

Sipas një komunikate shtypi të Degës së PDK-së, takimin e karakterizoi fryma pozitive dhe “vullneti shumë i madh për ta rikthyer fitoren e PDK-së në krye me kandidatin për kryetar Zenun Pajaziti”.

Në fjalën e tij, shefi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së, Riad Rashiti, theksoi se optimizmi për fitoren e PDK-se është kthyer, sikur në vitin 2007. “PDK është alternativa e vetme serioze dhe zhvillimore për qytetarët e Gjilanit”.

Kryetari i Degës, njeherësh kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit, Zenun Pajaziti, i falënderoi strukturat e PDK-së, “për perkushtimin maksimal dhe punën intensive që po e bëjnë çdo ditë në terren për ta rikthyer dinjitetshëm fitoren e PDK-së në Gjilan”.

“Me fitoren e PDK-së do të fitojnë të gjithë qytetarët e Gjilanit pa dallim”.Në fjalën e tij, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ofroi mbështetje të parezervë për kryetarin e ardhshëm të Gjilanit, sikur e quajti ai, Zenun Pajazitin.

Veseli u shpreh se qytetarët e Gjilanit nuk duhet të manipulohen nga “propagandat folklorike” që nuk kanë qëllime të mira për Kosovën.

Gjithashtu, ai përmendi edhe dështimet e shumta të kryetarit aktual, gjatë mandatit të tij qeverisës.

“Gjilani meriton të udhëhiqet nga një kryetar që bashkëndjen problemet dhe nevojat e të të gjithë qytetarëve të Gjilanit”, theksoi Veseli.

Fjalët kyçe: Gjilan, pdk

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Bow Master
  • Play Bubble Trouble
  • Play Zombie Big Trouble