PDK e largon fotografinë e Thaçit

Fotografia gjigante e Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hashim Thaçit, e cila ka qëndruar me vite të tëra në objektin e selisë së kësaj partie në sheshin “Nënë Tereza”, është larguar para disa ditëve nga aty.

Lajme

01/04/2014 19:13

Korniza ku ka qenë e vendosur kjo fotografi ka mbetur e zbrazët dhe nuk është zëvendësuar me asnjë tjetër.

Kosovapress ka tentuar që të kontaktojë PDK-në, duke kërkuar sqarim se përse është larguar fotografia e Thaçit nga selia dhe se çfarë do të vendoset aty.

Me gjithë tentimet, partia nuk ka dhënë asnjë përgjigje për këtë çështje.

(KosovaPress)