PDK akuzon Sfarqën për falsifikim të dokumentit kryesor të Komunës

Nënkryetari i PDK-së, Dega në Ferizaj, Lulëzim Aliu përmes një komunikate ka thënë se përfundimi i tyre që Komuna e Ferizajt ka buxhet të falsifikuar nuk është akuzë, as pretendim por realitet.

Lajme

28/05/2016 18:00

Sipas PDK-së, kjo e vërtetë doli në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës të mbajtur me datën 25 maj 2016 ku u rishikuar buxheti i vitin 2016.

PDK pretendon që në këtë mbledhje u kuptua që janë duke u kryer disa projekte të cilat nuk janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas tyre, kjo është një shkelje e rëndë e Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike dhe Përgjegjësitë dhe shkeljet e Ligjit të Buxhetit 2016.

Zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës së Zaskokut nga rruga kryesore deri tek lumi, tashmë i kontraktuar, sipas tyre nuk parashihet me Ligjin për Buxhetin e vitit 2016.

Kontrata e cila është nënshkruar në prill të këtij viti nga kryetari, Muharrem Sfarqa ka vlerë mbi 95 mijë euro.

Sipas tyre ky projekt nuk është në Ligjin e Buxhetit 2016 për Republikën e Kosovës, e për këtë arsye ata e vënë në dyshim se ku do të pajiset Sfarqa me këto para.

Zgjerimi dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Zaskok është projekti i dytë të cilin ata e quajnë falsifikim e që nuk është fare në buxhetin e komunës.

Kurse falsifikimi i tretë siç e quajnë PDK-ja është anulimi i 18 projekteve kapitale që është dashur të kryhen gjatë këtij viti, të cilat u anuluan pas kërkesës së Svarqës.

Dega e PDK-së në Ferizaj i bëjnë ftesë Prokurorisë së Shtetit që pas këtyre argumenteve që të marrë masat e duhura për të mbrojtur ligjet dhe Kushteues të Kosovës.